Austria paralajmëron se mbyllja e resorteve do të jetë shkatërrueDebat mbarë europian për pushimet dimërore. Italia, Franca dhe Gjermania po kërkojnë mbylljen e resorteve të skive për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por Austria që ka mbi 250 resorte skish, thotë se një vendim i tillë do të jetë shkatërrues me dëme mbi 2 miliardë euro.

Propozimet për të mbyllur këtë vit resortet e skive në mbarë Bashkimin Europian me qëllim për të frenuar përhapjen e koronavirusit morën kundërshtim të ashpër nga Austria të enjten. Qeveria aty dhe grupet e biznesit, paralajmëruan se një vendim i tillë në shkallë europiane do të ishte shkatërrues për vendet që mbështeten tek turizmi.

Në ballë të këtij propozimi është vënë Gjermania dhe Italia, ndërsa numri i përgjithshëm i infektimeve në botë arriti në mbi 60 milionë.

Austria ka mbi 250 resorte skish dhe shumicën e fitimeve e realizon gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit Ri. Nëse një vendim i tillë i koordinuar merret nga Brukseli, të ardhurat do të bien me një të tretën.

“Ky vendim do të ishte absolutisht shkatërrues, jo vetëm për ne, por për të gjithë vendin,” thotë Franz Hoerl, kreu i shoqatës së operatorëve austriakë të teleferikëve.

“Shpresojmë se numri i infektimeve do të ulet dhe situata do të jetë në kontroll, para sezonit të skive. Çfarëdo masa të merren, virusi do të jetë aty dhe s’ka për të ikur,” tha Anna Griesser, zëdhënëse e kompanisë të teleferikëve Pitztal Glacier.

Të martën, ministri austriak i Financave Gernot Bluemel llogariti se mbyllja e propozuar për resortet e skive do të sillte mbi 2 miliardë euro humbje.

Sportet dimërore në Austri janë ndaluar për shkak të një izolimi mbarëkombëtar që do të zgjasë deri më 7 dhjetor. Nga ana tjetër biznesi dhe qeveria kanë investuar bashkërisht miliona euro për masa kundër koronavirusit në mënyrë që resortet të hapen në kohë për Krishtlindje. 

Sezonin e kaluar, një prej destinacioneve që u ndikua i pari ishte Ischgl, një fshat i vigël në provincën perëndimore Tyrol, ku mendohet se mbi gjashtëmijë turistë dyshohet se u infektuan nga virusi.

“Ne varemi nga turizmi jo 100 për qind, por 110 për qind, ndaj mbyllja do të ishte një goditje e madhe,” thotë Andreas Steibl, kreu i shoqatës së turizmit të Ischgl në lidhje me ndalimin e propozuar.

Ndërsa BE-ja ende nuk ka vendosur për të gjithë bllokun, deri tani Italia dhe Franca kanë vendosur që t’i mbajnë të mbyllur resortet e skive për gjithë sezonin e Krishtlindjes.

Ndërsa në Gjermani, kanelarja Angela Merkel që të mos shkojnë për ski këtë sezon dimëror. Dhe nëse gjermanët nuk udhëtojnë gjatë sezonit të krishtlindjes, pasojat do t’i ndjejë e para Austria.