I ftuar në Ora News, anëtari i KQZ-së, Bledian Skënderi u shpreh se KQZ-ja do të funksionojë ndryshe tashmë me vetëm një kryetar me mandat 7-vjeçar.

Për Skënderin, ky formatim erdhi pas një krize politike, por nga mënyra se si është riformatuar ka do të japë më shumë besim te publiku.

Bledian Skënderi: KQZ-ja e re do të performojë ndryshe. Nuk do të ketë një trupë me 7 anëtarë, por do të ketë një kryetar me mandat 7-vjeçar si një titullar. Deri në 18 shtator të gjithë të interesuar për këtë post mund të dërgojnë kandidaturat. Në Kuvend duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Pas tij zgjidhet zv.komisioneri.

Ky formatim erdhi pas një krize politike, por nga mënyra se si është riformatuar ka do të japë më shumë besim te publiku. Vendet që e aplikojnë këtë model, kanë institucione të konsoliduara. KQZ-ja ka shumë vite që performon në mënyrë të lavdërueshme dhe ka menaxhuar një përplasje të vështirë mes palëve.

Referuar listave të hapura, ai tha se po diskutohet sa do të hapen dhe sa kandidatë do të propozohen nga qytetarët.

Bledian Skënderi: Tashmë është hapur rruga për të ndryshuar listat. Tashmë po diskutohet se si do të hapen dhe sa do të hapen, dhe sa kandidatë do të caktohen nga qytetarët. Presidenti ka caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshme dhe pritet që të ketë një punë shumë të ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve.

Skënderi theksoi se vendi ynë ka Kod zgjedhor shumë të mirë, por klasa politike ato defektet e veta, përpiqet që t’i fusë edhe të ligjet.

Bledian Skënderi: Mazhoranca ka më shumë merakun e vështirësimit të procesit të numërimit. Kjo gjë do sjellë vështirësi në numërim dhe vështirësi për qytetarët në votim. Ne kishim një Kod zgjedhor shumë të mirë, por klasa politike ato defektet e veta, përpiqet që t’i fusë edhe te ligjeve. Se këtu ngërçi politik erdhi se njëra palë doli jashtë institucioneve, ku në gjithë vendet e zhvilluara luftohet brenda institucioneve.

Skënderi shtoi se partitë duhet që të përpiqen që të fitojnë votën e qytetarëve dhe jo të përpiqen në strategji në lidhje me procesin zgjedhor.

Bledian Skënderi: Partitë politike po bëjnë gabim në lidhje me këtë gjë se nuk do ta vendosë strategjia, as identifikimi biometrik dhe asgjë tjetër, veçse votës. Prandaj ata duhet të përgatiten se si t’i bindin qytetarët për votën e tyre, sidomos atë pjesën gri të qytetarëve. Unë shoh që kjo pjesë gri është rritur vitet e fundit, sepse qytetarët janë lodhur nga kjo lojë politike.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti