Skënderbeu shpallet zyrtarisht për herë të 5-të radhazi kampion i Shqipërisë

Skënderbeu shpallet zyrtarisht për herë të 5-të radhazi

Skënderbeu është skuadra kampione e Shqipërisë për sezonin 2014-2015. Titulli 5-të radhazi dhe i 6-ti në historinë e klubit jug-lindor.

Siguria matematike erdhi pas fitores 2-0 përballë Flamurtarit falë golave të Latifit dhe Lilajt. Takimi që kurorëzoi kampionët e këtij edicioni pa Skënderbeun më këmbëngulës që në fillim, por rezultati ndryshoi vetëm në minutën e 40-të ku kosovari Latifi i dhuroi epërsinë skuadrës së Mirel Josës, më pas për ti mbyllur të gjitha llogaritë mendoi Sabjen Lilaj në fundin e sfidës.

Një titull i ardhur pas një sezoni të gjatë dhe të vështirë ku konkurenca ishte mjaft e lartë me 4 skuadra që synuan trofeun, por korçarët edhe këtë sezon nuk zbritën nga froni duke u bërë klubi i parë në historinë e futbollit shqiptar që fiton 5 kampionate të njëpasnjëshme

EMISIONET