Skënderbeu po kalon momentin më të vështirë në dekadën e fundit. Pas një serie gjyqesh të humbuara në UEFA, tani klubi korçar ka marrë një tejtër goditje nga FIFA.

Ish-futbollisti Kaba Sambou ka fituar gjyqin në FIFA dhe klubi korçar duhet t’i paguajë futbollistit rreth 90 mijë euro brenda 45 ditësh.

Klubi korçar duhet t’i paguajë Sambou 64 mijë euro (plus 5% interesa) për shkeljen e kontratës dhe rreth 20 mijë euro të tjera për pagat e padhëna.

Mbrojtësi ishte e pjesë e Skënderbeut për dy sezone nga fushata 2017- 2018 dhe 2018-2019, duke fituar kampionatin kupën dhe superkupën gjatë aventurës në Korçë.

Në rast se klubi nuk respekton vendimin e insistucionit që drejton futbollin botëror, atëherë do të merkatoja e Skënderbeut do të bllokohet nga FIFA, për 3 sesionet e radhës.

Por afati ka kaluar, pasi vendimi i gjyqit është marrë që në muajin janar, dhe klubi e ka mbajtur në heshtje duke pritur se vendimin nga gjykata federale për dënimin në fuqi të lënë nga CAS-i për përjashtimin me 10 vite nga Europa.

Pasi mësuan edhe vendimin e gjykatës federale drejtuesit e Skënderbeut, vendosën sërish të investojnë tek klubi dhe afruan në skuadër Julian Ahmataj. Gjithësesi deri tani merkato ka qenë e varfër.

Për momentin prioritet për klubin korçar është të gjejnë një marrëveshje me avokatin e futbollistit Kabba Sambou, në mënyrë që të mos paguajnë shumën e plotë, duke parë vështirësitë financiare që kanë.

Marrëveshja do të zhbllokonte merkaton e Skënderbeut, por pritet të shihet se çfarë do të ndodhë. Kohë e fundit Skënderbeu humbi edhe gjyqin me sulmuesin Ali Sowe.