Skandali i abuzimit me tenderat e projektuar për kafshët nga Bashkia e Tiranës, avokatja Adriana Kalaja tregon shifrat marramendëse

Skandali i abuzimit me tenderat e projektuar për kafshët nga Bashkia e

"Trajtimi i kafshëve nga shteti bën vetëm përmirësimin e buxhetit, të ardhurave të shqiptarëve. Nuk është fare në dëmtim të buxhetit të shqiptarëve.  Lekët i ka marrë ai, janë afër 1 miliard lekë që ka marrë për 4 vjet."
Kjo ishte deklarata e Evës, njërës prej aktivisteve pjesëmarrëse në protestën e kafshëve.

E pyetur nga moderatorja Roza Lati ajo pohon në studion e "Why Not" në RTV Ora atë që ka thënë në protestë.

Aktivistja: "Në 4 vjet ka marrë 1 miliard lekë vetëm për ilaçe mjekësore," pohon ajo në studion e "Why Not."

Ndërsa avokatja Kalaja shprehet se me fondet për sterilizimin e qenve është abuzuar dhe sipas saj shërbimi nuk i ofrohet qenve si rezultat i veprimtarisë kriminale dhe korruptive e drejtuesve të bashkisë.

Kalaja: "Në fakt dua vetëm të saktësoj, duke qenë se nuk ka informacion të plotë, po shkelet ligji për të drejtën e informimit, pra çdo individ ka të drejtë të informohet se ku shkojnë taksat që ai paguan dhe ku kanalizohen këto taksa.

Një pjesë e kanalizimit të taksave që ne paguajmë, të gjithë planifikohen, buxhetohen për shërbime që do t'i ofrohen dhe qenve të rrugës.

Një nga këto zëra dhe pikërisht këto tendera që ju po publikoni i korrespondojnë një shërbimi të quajtur sterilizim, i cili do ulte ndejshëm shtimin e qenve të rrugës në vitet në vijim. Ne në fakt kemi konstatuar goxha shkelje, këto shkelje na kanë çuar në dyshime të arsyeshme që e gjithë situata e keq-menaxhimit, abuzimit me fondet publike sjell pasojën që për të mbuluar këto gjurmë, pra se ku shkon një sasi kaq e madhe e fondeve, janë fiks 950 milion lekë të vjetra vetëm për sterilizim.

Nëse do bënim një llogari me çmimet e tregut në një institucion ku mirë-menaxhohen fondet publike, do sterilizoheshin mbi 100 mijë qen.

Por nga analiza e detajuar që i kemi bërë të gjithë atyre parametrave se si janë tenderuar, ne kemi konstatuar që jo vetëm ka shkelje shumë të rënda, por ajo që është më kryesore jo që kjo është e parëndësishme po  është në një masë të dytë pjesa e abuzimit me fondet.

Kjo pjesë në fakt nuk na prek vetëm neve kafshë-dashësve sepse prek dhe personat që nuk kujdesen për këto qënie, pjesa e abuzimit.

Kurse neve kafshë-dashësve na dhemb edhe pjesa e abuzimit dhe mbi të gjitha që ky shërbim nuk  i ofrohet dhe rezultati i gjithë veprimtarisë korruptive dhe kriminale sipas meje, e drejtuesve të bashkisë, të AMK-së dhe spitalit veterinar është për të mbuluar abuzimin me këto fonde dhe shkon deri në vrasjen e qenve dhe ky numër është i jashtë zakontë."

https://youtu.be/owNzg2aFw6I

EMISIONET