Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë ka zgjedhur Durrësin për të përkujtuar pushkatimin e grupit të deputetëve nga regjimi komunist.

Me moton “Nuk harrojmë”, pjesëmarrësit e vunë theksin te problematikat e trashëguara ndër vite.

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, nënvizoi domosdoshmërinë e një institucioni për të trajtuar dosjet e kriminelëve të komunizmit.

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë e ka të perqendruar aktivitetin saj në integrimin dhe promovimin e kësaj shtrese, të ish të përndjekurve nga regjimi komunist.