Situata pandemike në vend, rekord infektimesh dhe vdekjesh

Situata pandemike në vend, rekord  infektimesh dhe vdekjesh

Megjithëse me një ulje të lehtë të të infektuarve me coronavirus në 24 orë, krahasuar me një javë më parë situata pandemike vijon të mbetet shumë shqetësuese.

Gjatë kësaj jave janë raportuar rreth 7500 persona të prekur me Covid-19, ndërkohe situata paraqitete shqetësuese dhe për fatalitetet ku janë raportuar mbi 120 viktima.
Gjatë kësaj jave u shënua edhe rekordi i fataliteteve. Të enjten ministria e shëndetësisë njotoi për 21 viktima. 
Rekord negative kjo javë shënoi edhe për moshën e viktimave, të hënën një 18 vjecar humbi jetën si pasojë e covidit. 


Në spitalet covid nurmi i pacientëev gjatë kësaj jave ka shkuar nga 606 në 656 ndërsa si skemë mbështetëse, strukturave spitalore covid ju shtuan edhe 81 shtretër në Elbasan duek e cuar në total numrin e shtretërve në 821. 


Megjithëse kapacitetet për hospitalizimpo shtohen thuajse cdo javë, përsëri qytetarët nuk fshehin frikën që kanë prej sistemit. 


"E mbajtëm gati 8 ditë me mjekime edhe oksigjen i vumë në shtëpi, por nuk ai dolëm dot. Insistonte që të vinte menjëherë në spital, e ksihte shumë tmerr," thotë një qytetare.


Të shëruarit në 7 ditshin e fundit kanë qenë më të paktë në numër se sa të infektuar, përvec të martës ku ata që e fituan betejën me covidin ishin 1085. 
Tashmë harta e të infektuarve është shtrirë në rreth 50 qytete të Shqipërisë, ku Tirana kryeson listën. 
Në kryeqytet raportohen për 22.643 qytetarë që po luftojnë aktualisht me virusin, e ndejkur më pas nga Fieri, Durrësi Vlora, shkodër dhe gjirokastër me mbi 1000 raste aktive.



Vendi Lajme shqiperi covid situata javore perkeqesim

EMISIONET