Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ngritur alarmin në lidhje me rritjen e rasteve të infeksioneve me Covid-19.

Manastirliu ka njoftuar se aktualisht janë 265 vatra aktive në vend, 76% e të cilave janë vatra familjare.

“Situata epidemike është kritike, delikate. I gjithë fokusi ynë në kuadër të zbatimit me përpikëmëri të strategjisë së vjeshtë-dimrit, qëllim kryesor mbetet kufizimi i përhapjes së infeksionit.

Nëse do të bënim një vlerësim, vihet re një rritje e vatrave të infektimit, ku janë mbi 265 vatra aktive në Shqipëri, ku 76% prej tyre rezultojnë që janë vatra familjare. Është një analizë e bërë nga ISHP dhe ekspertët e Komitetit Teknik”, ka thënë ndër të tjera ministrja.