Konsulli Shqiptar në Janinë: Shpresojmë sot të kalojnë 4 mijë shtetas, po vijojmë negociatat

Konsulli Shqiptar në Janinë:  Shpresojmë sot të kalojnë

Konsulli Shqiptar në Janinë Eltjon Verleni, shkoi në pikën kufitare të Kakavijës, pasi situata paraqitet mjaft e rënduar, teska vargu i mjeteve shkoi deri në 25 kilometra.

Në një prononcim për mediat, Verleni tha se prej 3 ditësh po negociohet me palën greke, që të hapet kufiri edhe gjatës natës. Ai shpreson që sot të kalojnë 4 mijë qytetarë.

Eltjon Verleni: ''Dje kaluan 3 mijë qytetarë, ndërsa sot shpresojmë të kalojnë 4 mijë qytetatarë. Jemi prej 3 ditësh në negociata me palën greke, që të mundësohet hapen kufiriedhe gjatë natës. Deri tani nuk ka pasur mundësi që të realizohet, shpresojmë që ta bëjmë gjatë ditës së sotme. Jemi në negociata me palën greke që përveç shtimit të stafit shëndetësor, që nga 2 janë 6 persona që bëjnë tamponin për qytetarët. Janë shtuar edhe sportelet, nga dy kanë shkuar në tre.''

Sipas tij, këto masa janë marrë nga Greqia për të përballuar pandeminë e Covid-19.

Eltjon Verleni: ''Jemi në negociata për të bërë të mundur lehtësimin e kalimit. Deri më tani situata si në Shqipëri dhe Greqi është e jashtëzakonshme, dhe qeveria greke ka marrë pasa për të përballuar pandeminë botërore. Ne po përpiqemi, po bisedojmë, dhe do negociojmë për hapjen e kufirit edhe gjatë natës.''

Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet radhe ne kakavije

EMISIONET