Mjekët thonë se Covid-19 tani është i shfrenuar në kampet e refugjatëve në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.

Muajin e kaluar, numri i rasteve pozitive të koronavirusit u rrit 10-fish në këtë rajon.

Agjensitë e ndihmave  thonë se për shkak të mungesës së testeve, shifra reale pritet të jetë shumë më e lartë.

 Vetëm në kampin Atmeh të Idlib jetojnë thuajse 55 mijë refugjatë në kushte të vështira jetese.

Kujtojmë se në një prej kampeve siriane, Al-Hol ka ende shqiptarë të bllokuar të cilët qeveria po përpiqet me operacione bashkëpunimi t’i shpëtojë.