Sipërmarrja shqiptare në Itali, Covid frenoi rritjen e aktivitetit ekonomik por jo numrin e tyre

Sipërmarrja shqiptare në Itali, Covid frenoi rritjen e aktivitetit

Edhe pse pandemia Covid 19 ka frenuar rritjen me ritmet e viteve të mëparshme,  përsëri sipërmarrësit emigrantë shqiptarë kanë shënuar një shtim të bizneseve të tyre gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.

Dhoma Konbëtare tregtare italiane ka publikuar të dhënat e fundit statistikore të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020 mbi numrin e sipërmarrësve të huaj emigrantë në Itali.

Sipërmarësit shqiptarë renditen ndër vendet e para e të katërit në numër pas atyre me kombësi marokene, kineze e rumune.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020 , sipërmarrësit emigrantë shqiptarë të regjsitruar në Itali, janë 34 020 e kanë shënuar një rritje në krahasim me një vit më parë kur numri i tyre ishte rreth 32.901.

Pjesa më e madhe e bizneseve të emigrantëve shqiptarë është përqëdruar në sektorin e ndërtimit ku renditen të dytit në numër pas atyre me kombësi rumune e më pas në sektorin e tregtisë, të restoracionit etj.

23.183 është nurmi i sipërmarrësve shqiptarë në sektorin e ndërtimit, 2.564 në sektorin e tregtisë e 1.725 në atë të hotelerisë e restoracionit.

5,3% e nurmit të përgjithshëm të sipërmarrësve shqiptarë në Itali janë hapur në territorin e provincës së Milanos.

Dhoma Kombëtare Italiane e tregtisë nënvizon se efketi i pandemisë Covid 19 është ndjerë dhe tek sipërmarrësit emigrantë në Itali. Nurmi i rritjes së tyre gjatë gjashtëmujorit të parë të 2020 ka qënë në koeficientin e +1.1%  me hapjen vetëm të 6 119 bizneseve të reja. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë , kur rritja e tyre ishe me mbi 10 mijë biznese të reja, vihet re një frenim i dukshëm deri në 40% më parë.

Sipas këtij raporti nurmi i përgjithshëm i bizneseve të emigrantëve të huaj në Itali është 621 367.

Dhoma Kombëtare Tretgtare italiane informon se në cdo 10 biznese në Itali, 1 prej tyre është i hapur nga sipërmarrës i huaj.

Toskana mbetet rajoni me numrin më të lartë të siëprmarrësve të huaj në Itali e në cdo 4 sipërmarrës të huaj, 3 prej tyre kanë një pronar të vetëm.

Vendi Ekonomi Lajme itali Europa Investime Lajmi i fundit sipermarrje shqiptare

EMISIONET