Si u fut në kurth Erion Alibej, kush janë dy personat që ndihmuan policinë

Si u fut në kurth Erion Alibej, kush janë dy personat që ndihmuan

Detaje të reja zbardhen në lidhje me prangosjen e Erion Alibej.

Sipas burimeve në momentin që ndodhi vrasja e parë, ajo e Emiljano Ramazanit, banesa e parë që u kontrollua ishte e Erion Alibejt.

Ai ndodhej në arrest shtëpie për një plagosje të kryer rreth 6 muaj me parë dhe banesa iu kontrollua me argumentin nëse po zbatonte masën e sigurisë apo e kishte thyer.

Po mësohet se në fakt policia ishte nisur me të tjera dyshime për kontrollin.

Alibej është gjendur në banesë në ato momentet, pasi ishte nën arrest shtëpie.

Por nga ai moment, policia duket se e ka mbajtur nën kontroll për të gjitha lëvizjet.

Në zbardhjen e ngjarjes, ku ai tashmë akuzohet si porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve, mund të kenë ndihmuar edhe dy të arrestuarit Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Kujtojmë së para pak ditësh foli bashkëpunëtori i drejtësisë  Euglen Halili i cili u shpreh se u përfshi në dy ngjarjet pasi ia kërkoi shoku i tij Xhuljano Hoxha.

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/kush-eshte-erion-alibej-porositesi-i-vrasjes-se-emiljano-ramazanit-e-regis-runajt-dyshohet-hakmarrje-per-te-vellain/
https://www.oranews.tv/erion-alibej-i-dyshuar-per-ekzekutimin-e-vellait-te-talo-celes-dhe-per-grabitjen-ne-rinas/

Vendi Lajme ndihme policia Lajmi i fundit Kronike persona erion alibej kurth

EMISIONET