Nëse e ndjeni barkun e fryrë dhe nuk dini se çfarë e shkakton dhe si ta trajtoni atë, atëhere jeni duke lexuar artikullin e duhur.

  1. Intoleranca ndaj ushqimeve është shumë e zakonshme dhe këtu i referohemi kryesisht produkteve të qumështit dhe glutenit, të cilat mund të fryejnë barkun për shkak të prodhimit të gazrave gjatë tretjes së ushqimit.
  2. Kapsllëku është gjithashtu shkaktar i zakonshëm për fryerjen e barkut. Ajo që mund t’ju ndihmojë është të ndiqni një dietë të ekuilibruar të pasur me fibra, fruta, perime por edhe ecje rreth katër herë në javë nga 20 minuta.

Mënyra e trajtimit:

  • Uji është jashtëzakonisht i dobishëm për trupin. Për këtë arsye do ishte mirë të konsumoni ujë mjaftueshëm gjatë ditës.
  • Reduktoni konsumin e kripës. Kripa shkakton mbledhjen e lëngjeve në trup, prandaj përpiquni ta kufizoni atë.
  • Konsumoni kopër. Studimet e fundit shkencore kanë treguar se çaji i koprës mund të ndihmojë në trajtimin e fryerjes së barkut, duke kontribuar në funksionimin e duhur të zorrëve. Gjithashtu kopra rekomandohet për personat që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar.