Chiara Ferragni lindi të bijën disa javë më parë dhe ajo që na ka lënë pa fjalë është se sa shpejt u rikuperua trupi i saj pas shtatzënisë së dytë.
Mamaja e bukur pozon duke na treguar veshjet e saj pas shtatzënisë dhe duket e mrekullueshme.
– Bluzë e bardhë, xhinse, rrip dhe aksesorë. Veshja bëhet më elegante nëse zgjidhni një bluzë pak më të veçantë, si ajo e Chiara Ferragnit. Shtoni aksesorët e duhur dhe jeni gati.
– Pantallona dhe këmishë me lule. Veshjet me lule janë trendi i kësaj pranvere.
-Kostumi i zi sportiv dhe aksesorë. Nëse dëshironi të jeni elegant, por edhe komod në përditshmëri, ndiqni stilin e Chiarës. Shtojini aksesorë kostumit tuaj sportiv.
-Tuta të gjelbërta, atlete dhe çantë e zezë. Bluzat me motive sipër janë rikthyer në modë dhe i veshim me tuta, xhinse, pantallona ose funde.
-Tuta portokalli dhe bluzë të zezë me motive. Mos kini frikë të përdorni ngjyra të theksuara te veshjet tuaja