Si reagoi bashkëshorti kur zbuloi se fëmija i parë ishte djalë? Rrëfehet Ish-Ministrja Klajda Gjosha

Si reagoi bashkëshorti kur zbuloi se fëmija i parë ishte

Klajda Gjosha, si kurrë më parë ka bërë një rrëfim të gjatë mbi jetën e saj private. Fillimisht duke kujtuar shkollimin në Londër, vështirësitë në politikë, si dhe kur u dashurua me bashkëshortin Ardianin.

Në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’, ajo zbuloi momentin e parë që mësoi se ishte shtatzënë dhe reagimin e bashkëshortit.

"Ka qenë shumë i lumtur, sepse ne prisnim prej një kohe të gjatë që të bënim një fëmijë. Dhe ishte jashtëzakonisht i lumtur, madje edhe më i lumtur kur zbuloi se fëmija i parë ishte djalë. Unë prisja vajzë, madje dhe më rrodhën lot, por ndodhi e kundërta. Përjetuam një lumturi të jashtëzakonshme. Madje nuk na u durua, telefonuam të gjithë për të ndarë lajmin."

Showbiz Lajme Glamour Zone Ester Bylyku klajda gjosha

EMISIONET