Drilon Hoxha është momentalisht një ndër aktorët  më të përfolur në media dhe kinematografinë shqiptare.  I njohur për humorin e tij dhe spontanitetin që tregon në çdo lloj situatë në të cilët ndodhet,Hoxha ka fituar pëlqimin e shumë ndjekësve.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, Hoxha zbuloi planet e tij për të ardhmen teksa ka treguar dhe një anë tjetër të të bërit filma në Shqipëri.

Aktori rrëfen se ka patur edhe raste kur gjatë xhirimit të skenave të ndryshme në filma është kërcënuar.   

“Kur ju futa kësaj bote e prisja këtë gjë. Prisja më shumë kërcënime artistikisht, kërcënime që kanë të bëjmë me botën e artit. Po, më kanë ardhur kërcënime të tipit nuk duhet bërë kjo se kështu duam ne”– tregon Hoxha.

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni videon e mëposhtme: