"Shuplaka"/ Burg për Nikolla Gruevskin dhe ish-ministrin e tij

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski është dënuar me 1,5 vite burgim, ndërsa ish ministri Mile Janakieski me një vit burg, me kusht të mos kryejë asnjë vepër penale në katër vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për rastin “Dhuna në Qendër” ndërsa vendimi u shqiptua sot në Gjykatën Penale, raportojnë mediat në Shkup.

Sipas Prokurorisë, protestat i ka organizuar kreu i VMRO-DPMNE-së, ndërsa qëllimi ka qenë të pengohet rrënimi i kishës “Shën Konstantin dhe Elena”, në rrugën “Maqedonia”.

Ndërkohë prokurorja Fatime Fetai nuk është e kënaqur nga aktvendimi i Gjykatës dhe paralajmëroi ankim të vendimit.

Vendimet në fjalë lidhet me ngjarjet e qershorit 2013 para Komunës së Qendrës në Shkup.

Për dhunën para godinës së Komunës Qendër më 10 qershor të vitit 2013, ishin të akuzuar disa persona, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe tetë të tjerë.

Rajoni Lajme burg Lajmi i fundit vendimi gjykata nikolla gruevski dhuna ne qender

EMISIONET