Shuhet në moshën 97-vjeçare njeriu i parë "supersonic"

Legjenda e aviacionit amerikan Chuck Yeager, piloti i parë që theu shpejtësinë e zërit, ka vdekur në moshën 97 vjeçare.

Njoftimi për humbjen e tij u bë nga gruaja e tij, Victoria, në profilin e  ish-pilotit në Twitter.

"Me hidhërim të thellë duhet t'ju tregoj se dashuria e jetës sime, gjenerali Chuck Yeager, vdiq pak para orës 21:00".

Konsiderohet nga shumë njerëz si një hero lufte pasi ka fluturar në shumë misione luftarake, nga Lufta e Dytë Botërore në Vietnam, ku ka përfunduar 127 misione me bombarduesë B-57.

Yeager theu shpejtësinë e zërit më 14 tetor 1947, duke arritur 1,299 km / h (1,06 Mach). Sapo ndërmarrja sekrete u bë publike, Yeager u bë një yll duke zënë edhe kopertinën e revistës “Time”.

/a.r, OraNews

Bota Lajme SHBA SHBA piloti shpejtesia e zerit Chuck Yeager

EMISIONET