Në një komunikim me mediat nga Gjykata e Tiranës, ish deputeti i PD-së Klevis Balliu njoftoi edhe një herë shtyrjen e seancës së tij gjyqësore lidhur me protestat në Unazën e Re.

Sipas Balliut, ai nuk e ka shkelur kurrë ligjin, ndërsa u shpreh se ndodhet aty për shkak të diktaturës së Ramës.

Ish-deputeti shtoi se, me këto veprime, mazhoranca nuk bën asgjë më shumë veçse i karikon.

Klevis Balliu: Qytetarët dolën, protestuan për të mbrojtur paratë që po i vidhte Edvin Kristaq Rama në një aferë korruptive. Një gjë të cilën, kryetari i bashkisë, përfaqësuesi i Ndraghetës në Shqipëri, velina e Ramës, e ka pranuar hapur se aty do të ndërtohen pallatet. S’ka asnjë sekondë, asnjë moment, unë dhe banorët e Unazës, nuk na bëjnë dot presion për të mbyllur gojën. Jo vetëm që nuk na frikësojnë, por do të bëjmë të pamundur që të ngremë zërin.

Rama jeton në luks, qytetarët mbyllin biznesin. Veliaj jeton mes vilave, shqiptarëve iu prishen shtëpitë. Ai s’merr masa ndaj qytetarëve, që të kthejë karantinën dhe të mbyll bizneset. Kërkon mbylljen e Shqipërisë, por kujdeset që pandemia të përkeqësohet në Shqipëri. Kam afron mbi 300 procedime panale, mbi qindra gjyqe. Këta jo vetëm nuk i japin një vijë logjikës së akuzave, dhe s’vinë në seancë. Sot u shty seanca, se nuk vjen prokurori. Kërkojnë që të na mbajnë këtu. Duan që të na bëjnë presione. Këta këlyshët e Enver Hoxhës. Ky dhe ata të tjerët janë në gramat e fundit të politikës. Unë sa e kam filluar karrierën politike. Ska diskutim që qielli me tokën të bashkohen, për ata banorët e Unazës do të përgjigjet dikush.

Ku janë sot oligarkët? Po shijojnë paratë e tyre dhe po marrin lejet e ndërtimit nga Veliaj. Shqiptarët mund të zgjedhin që të bëhen pjesë e një ndryshimi historik, ose të rrinë siç janë. 80% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit, i fiton shteti. Këtu s’ka shtet e gjykata. Këto janë skema të ndërtuara nga sigurimi i Shtetit. I kam të gjitha me dosje, i kam të gjitha, oficerët e lidhur me sigurimin e Shtetit. Pa merak, do të publikohen të gjitha një më një. Shqiptarët nuk do të drejtohen më nga ish-sigurimsa. Tani është koha për veprim që të heqim njëherë e mirë këta mafiozë që i kanë pirë gjakun shqiptarëve. Në datën 9 është lënë ky gjyq. Këtu nuk bëhet fjalë se sa gjyqe janë, por aksioni ‘Rama ik’, i imi dhe i kolegëve të mi, vijon.

Rama duhej marrë zvarrë nga ajo zyrë, pasi ai e ka vjedhur atë pushtet. Do publikohen dokumentacione të reja shumë shpejt, në lidhje me të gjitha.