Shtyhet për nesër gjyqi ndaj kreut të OFL, ja arsyeja

Shtyhet për nesër gjyqi ndaj kreut të OFL, ja arsyeja

Shtyhet për nesër në ora 09:00 seanca gjyqësore në ngarkim të kreut të OFL, Artan Shkëmbi.

Siç raporton gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi, avokati dhe Shkëmbi kanë kërkuar kohë për tu njohur me aktet.

Gjykata ka vendosur t’ju verë në dispozicion një fashikull me akuzat dhe provat që rëndojnë mbi Shkëmbin.

Artan Shkëmbi, kreu i Operacionit Forca e Ligjit u pezullua nga detyra me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion. /A.R, OraNews

Vendi Lajme ofl Lajmi i fundit Kronike seanca gjykata Aktualitet artan shkembi

EMISIONET