Shtrëngohen masat anti-Covid? Sot vendimi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Shtrëngohen masat anti-Covid? Sot vendimi nga Komiteti Teknik i

Ditën e sotme përfundon afati i masave anti-Covid në fuqi me "orën policore" që niste në ora 20:00 e përfundonte në 06:00.

Ndaj Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të dalë sot në mesditë në një komunikim me publikun për të bërë të ditur masat e reja.

Burime për Ora News bëjnë me dije se, duke nisur nga nesër, mbyllja do të nisë që në ora 18:00. Por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Duhet theksuar se ditët e fundit ka patur një shtim të rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19, duke mos kursyer as moshat e reja.

Nga nisja e pandemisë Shqipëria regjistron 103,327 të infektuar dhe 1715 viktima.

Lexo edhe:

Përkeqësohet situata me Covid-19, 19 viktima, 1021 të infektuar dhe 647 në spitale

Vendi Lajme Covid-19 koronavirusi ne shqiperi Lajmi i fundit Sociale Aktualitet masat komiteti teknik i eksperteve

EMISIONET