Policia e Shtetit vijon gjobitjen në masë ndaj qytetarëve që nuk respektojnë masat anti-Covid.

Gjatë 24 orëve, uniformat blu kanë gjobitur 1113 shtetas.

Policia e Shtetit: Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 890 shtetas, për mosvendosjen e maskave mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 186 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorët e 2 subjekteve që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 35 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Ditët e fundit ka patur një shtim të rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19. Ndërsa spitalet Covid janë të tejmbushur.

Lexo edhe:

“Në pritje mes ankthit e frikës…” Në Tempora rrëfimet e familjarëve të shtruarve në spitalet covid