Shtimi i rasteve, ministri Zemaj takim me krerët e komunave

Shtimi i rasteve, ministri Zemaj takim me krerët e komunave

Pavarësisht karantinës në fundjavë, Kosova regjistroi ditën e sotme një rritje të numrit të infektimeve dhe viktimave si pasojë e Covid-19.

11 viktima dhe 730 infektime të reja ishte bilanci i pandemisë gjatë 24 orëve të fundit.

Për këtë arsye, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nesër do të mbajë një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se me ministrin Zemaj do të diskutohet për situatën e tanishme pandemike dhe masat e reja që do të merren në kuadër të rekomandimeve anti-covid.

Ndërkaq, takimi virtual do të nisë në ora 11:00.

Me miratim të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë janë mbyllur edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Kosove Rajoni Lajme Covid-19 Kosovë Ministri i shendetesise masat armend zemaj

EMISIONET