"Shtigjet" e emigrantëve të luftës, fshatrat e Devollit “portë” hyrëse, fluksi vijoi edhe në dimër

"Shtigjet" e emigrantëve të luftës, fshatrat e Devollit

Fluksi i klandestinëve që synojnë të kalojnë tranzit nga Shqipëria drejt vendeve të BE, mbetet i lartë dhe tentativat nuk kanë munguar as në këto ditë të acarta në juglindje. Gazetarja Iris Rezhda ka ndjekur disa nga shtigjet e emigrantëve të luftës dhe sjell dëshmi nga banorët e zonave kufitare që hasin herë pas herë me ta.

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u përfshi në rrugën e klandestinëve drejt vendeve të BE, fluksi i emigrantëve mbetet i lartë,

Ata hyjnë nga kufiri i gjelbër me Greqinë dhe nëse i shpëtojnë rrjetës së parë të Eulex vazhdojnë rrugën në dy drejtime kryesore,

E para, përfshin fshatrat Vërnik-Tren-Mançurisht-Zvezdë!

Shtigjet që ndjekin emigrantët kalojnë në terrene të vështira dhe gjurmët e rrugëve që dikur shqiptarët bënin për të hyrë ilegalisht në Greqi!

Banori Kalojnë në fshatrat në rrugën tonë

Rruga tjetër nis në Trestenik që cilësohet portë hyresë e vijon në Miras-Arrzë e Dardhë!

Më 25 Janar, një emigrant humbi jetën në fshatin Grapsh të Devollit, ku banorët thonë se i shohin në vazhdimësi.

Madje në fshatrat përgjatë rrugës, banorët e pranojnë se edhe i kanë ndihmuar me ushqim, pasi mes klandestinëve thonë se kanë parë njerëz në vështirësi.

Pasi kalojnë fshatrat kufitare, ata bien në kontakt me të ashtuquajturit taksistë të klandestinëve, njerëz që marrin përsipër ti ndihmojnë të kalojnë tranzit kundrejt pagesave që shkojnë deri në 1000 euro!

Ndaj veç forcave të FRONTEX në kufirin e gjelbër, Policia shqiptare ka ngritur postblloqe në disa prej akseve kryesore.

43 klandestinë dhe 6 transportues janë ndaluar në Korçë vetëm në kuadër të operacionit Perimetri, ndërsa përgjatë vitit 2020 që lamë pas janë kapur 15 mijë emigrantë që tentuan të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE.

Më 8 Janar, u shënua edhe një tentativë për të rikthyen trafikun me gomone drejt Italisë, duke rrezikuar një tragjedi.

Vendi Lajme emigrante devoll Aktualitet fluks shtigje

EMISIONET