"Shthuret" Ronaldinho, shijon lirinë me vajza të zhveshura dhe alkool

"Shthuret" Ronaldinho, shijon lirinë me vajza të zhveshura

Pas burgut mesa duket ylli i futbollit brazilian Ronaldinho  po shijon momentet e lirisëq në maksimum.

Ai është shfaqur në një videoklip muzikor duke festuar me vajza të bukura, thuajse të zhveshura.

Ish-sulmuesi 40-vjeçar i AC Milan e PSG po përpiqet të nisë një karrierë muzikore pas heqjes dorë nga futbolli.

Ronaldinho thotë se po punon për publikimin e tetë këngëve në vitin 2021 ndërsa shfaqet në videon e fundit të artistit Tropa Do Bruxo, duke pirë alkool e duke kërcyer, në një shtëpi të mbushur me gra vetëm në bikini.

Në video, Ronaldinho shihet duke pirë pranë pishinës dhe më pas në një tavolinë pokeri, i rrethuar nga gra tërheqëse që kërcejnë.

Në një intervistë të dhënë ai ka thënë se gjithmonë i ka pëlyer rryma R&B, rap, hip hop, ose trap.

“Gjithmonë më ka pëlqyer rryma R&B, rap, hip hop, ose trap. Është pak ndryshe nga ritmet në Brazil, ku muzika nuk ka shumë regulla. Dua që me muzikën të prek zemrën e njerëzve. Kur jam në rrethin e sambas apo trap, gjërat ecin më mirë.”- thotë ai.

Ronaldinho vitin që kaloi përfundoi në burg pas një skandali falsifikimi pasaportash në Paraguai.

https://www.youtube.com/watch?v=WZITCjcLsUI&feature=emb_title

Sport Lajme Futboll ronaldinho

EMISIONET