Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re.

Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Franklin St. në 635 Fulton St.

Videot dhe fotot treguan se shtëpia e gjelbër lëvizte, me  një ritëm të qëndrueshëm prej një milje në orë, në vendin e saj të ri gjashtë blloqe larg.

Qindra njerëz shikonin me admirim duke bërë fotografi të kësaj relike gjigante të së kaluarës në San Francisko.

Phil Joy, mbikëqyrësi i shtëpisë tha se ishin dashur disa vite për të planifikuar udhëtimin e shtëpisë.

“Ne duhet të flisnim me 15 agjenci të ndryshme në qytet për të rënë dakord për këtë,” tha Joy.

Ai shtoi se lëvizja ishte e ndërlikuar pasi shtëpia ishte 80 metra e gjatë. Një pjese ë vështirësisë ishte edhe zbritja e shtëpisë.

Në vendin ku qëndronte shtëpia historike, do të ndërtohet një kompleks apartamentesh. Ndërkohë shtëpia Englander do të vendoset në vendin e saj të ri.