Rreth 21 vite nga lufta e Kosovës, veteranët e UÇK, kanë nderuar një familje në fshatin Majtar të Dibrës, shtëpia e të cilëve ishte bazë për Zonën Operative të Karadakut.

Kjo shtëpi në Majtarë të Dibrës ishte bazë lufte për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

21 vite nga ajo kohë, familja Osman Keshit u vlerësua nga Organizata e Veteranëve të UÇK.

“Shqiptarët e Koosvës më kanë sjellë një pasuri shumë të madhe sot, kjo vlen edhe për fëmijët e mi, për nipat, fshatin, Dibrën. Është pasuria më e madhe e familjes time.”

Ish-komandanti i Batalionit 171 në Zonën Operative të Karadakut, Njazi Miftari, vlerësoi kontributin e familjes dibrane gjatë luftës së Kosovës.

“Kjo shtëpi ka qenë baza jonë mbështetëse për UÇK-në.”

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe drejtues të qarkut e bashkisë Dibër.

“Lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e kanë dashur të gjithë dhe kush më shumë e kush më pak kanë kontribuar.”

Organizata e Veteranëve te Luftës së UÇK-së ka nderuar disa familje në Shqipëri, të cilët hapën shtëpitë e tyre gjatë luftës së Kosovës.