Shqiptari nuk gjendej nga policia prej 10 vjetësh, por Facebook-u i gruas i bën gropën

Shqiptari nuk gjendej nga policia prej 10 vjetësh, por Facebook-u i gruas i

Policia nuk e gjente edhe pse kishte 10 vjet që I ishte vënë pas, por arrin ta gjejë falë postimeve në Facebook të bashkëshortes së tij.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin shqiptar Shaqir Kalaj, i cili u arrestua në vitin 2007, si pjesë e një hetimi ndaj një rrjeti të gjerë të trafikut të narkotikëve.

Nga operacioni policor, i koduar “Non plus ultra”, u godit një organizatë shqiptare e trafikut ndërkombëtar të drogës duke çuar në pranga 69 persona dhe kapjen e afërsisht 10 kg drogë. Midis tyre, ishte edhe Kalaj, i cili atëherë jetonte në Bologna ku edhe u zhvillua operacioni.

Pas katër vitesh burg, ai u la nën arrest shtëpiak, ndërsa në vitin 2011, u arratis dhe humbi gjurmët.

Majin e kaluar çështja e tij gjyqësore përfundoi: Kalaj u dënua me 10 vjet e tetë muaj. Nga ky moment nisin kërkimet, kur shqiptari rezultoi se ishte kthyer në vendin tij.

Hetimet bënë të mundur gjetjen e disa transaksioneve financiare që i atribuohen personit në kërkim të kryera në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimin e mundshëm nga i njëjti person i dy profileve në Facebook.

Hetimet e kryera zbuluan se dy profilet përdoreshin nga ai dhe në këtë mënyrë u zbulua vendndodhja e tij.

Tërësia e informacionit të marrë në këtë mënyrë, e përcjellë tek  Forcat e Policisë Shqiptare, të cilat çuan në arrestimin e të kërkuarit në një fshat afër Vlorës, shkruajnë sot mediat italiane.

43-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë ku edhe do të vuajë dënimin me burg.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat italiane.

Vendi Lajme Kronike vlore shqiptari Aktualitet ekstradimi denimi ne itali shaqir kalaj

EMISIONET