Gëlltiti dozat e kokainës kur pa karabinierët që po shkonin drejt tij, por kjo nuk e ndihmoi shqiptarin në Itali ti shpëtonte arrestimit.

Ai u ndalua së bashkë me një bashkëpunëtor me të cilin ishte në makinë.  Ngjarja ndodhi pasditen e djehsme, rreth orës 4:30 pasdite, në Garbagnate Milanese.

Të arrestuar janë dy shqiptarë, të moshës 23 dhe 23 vjeç.

 Ishin efektivët e Karabinierisë së Milanos, të cilët po patrullonin kur vunë re makinën e dyshimtë në parkuar pranë “Garbatella Park” dhe ndoqën nga larg gjithçka po ndodhte.

Dy djemtë ishin të ulur në makinë, por në një moment, ai që ishte ulur në sediljen e pasagjerit doli për të marrë një mbështjellëse me letër alumini të fshehur pranë një peme aty pranë.

Kur karabinierët shkuan për t’i kontrolluar, ai gëlltiti mbështjellësin që sapo kishte marrë, raporton Ora News.

Droga ishte “varrosur” pranë një peme

Pas një inspektimi të shpejtë të zonës nga kishin parë mbështjelljen e marrë, Karabinerët gjetën 32 doza kokainë të mbështjella me letër alumini.

Droga ishte brenda një kavanozi qelqi, gjysmë e varrosur afër pemës. Tre doza kokainë, 16 gramë, u gjetën gjithashtu të paketuara në mënyrë të ngjashme në një pako cigaresh bosh.

Përveç arrestimit, gjykata ka vendosur edhe dëbimin e tyre më pas nga Italia, shkruajnë mediat përtej Adriatikut.