Shqiptari dhunonte prej 20 vjetësh partneren italiane, veprimi i 13-vjeçarit që e shpëtoi

Shqiptari dhunonte prej 20 vjetësh partneren italiane, veprimi i

Kur pa babanë e tij duke dhunuar nënën, ai njoftoi 112 dhe kërkoi ndihmë. Kështu e shpëtoi nënën e tij një 13-vjeçar në Bresso të Milanos.

Dhunuesi është një 51-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar tashmë, ndërsa e dhunuara një 46-vjeçare italiane.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, gruaja dhunohej prej gati dy dekadash nga shqiptari, ndërsa ka qenë 13-vjeçari ai që ka bërë telefonatën shpëtuese.

Ai nuk hezitoi të kërkonte ndërhyrjen e një patrulle, e cila sapo arriti në vendin e ngjarjes, bllokoi burrin dhe e arrestoi.

Gruaja u shoqërua në spital ku u diagnostikua me dëmtime në kyç dhe kokë dhe gërvishtje në fytyrë.

Pasi mori trajtimin e nevojshëm, 46-vjeçarjai tha policisë se dhunohej prej 20 vjetësh por nuk e kishte denoncuar nga frika e hakmarrjes.

EMISIONET