Një 43-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë mbrëmjene së shtunës në Reggio Emiglia në Itali.

Shqiptari, i cili po drejtonte mjetin me shpejtësi të madhe, u përplas me një tjetër makinë që ishte ndalur përe ti dhënë rrugë të lirë tri vajzave që po prisnin pranë vijave të bardha.

Përplasja ishte aq e fortë sa që makina e ndaluar para vijave të bardha, një Renault Captur, e drejtuar nga një 50 vjeçare, mori përpara tri vajzat, përkatësisht 23, 27 dhe 29 vjeç.

Që të tre të plagosurat u transportuan në spital nga ku raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas mediat lokale, 43-vjeçari lëvizte me një patentë shqiptare, që sipas tyre nuk njihet në Itali, ndërsa gjatë ndalimit nga policia u pa në një gjendje jonormale çka detyroi autoritetet ti bënin testin e alkoolit.