Shqiptari alarmon dhe mbyll stacionin policor në Omonia, rezulton me Covid

Shqiptari alarmon dhe mbyll stacionin policor në Omonia, rezulton me Covid

Një i arrestuar shqiptar ka vënë në alarm policinë në stacionin e policisë në Omonia, Athinë.

Shqiptari duhej të dërgohej në Spitalin Sotiria, pasi mendohej se ai mund të ishte pozitiv për koronavirusin.  

I riu shqiptar, i cili ishte arrestuar pa pasur dokumentet e nevojshme të qëndrimit në Greqi, iu nënshtrua një testi dhe sipas rezultateve u diagnostikua pozitiv për koronavirusin.

Ndërkohë, gjithë policia e departamentit u informua për rastin dhe u morën të gjitha masat e mbrojtëse të përcaktuara.

Menjëherë ndërtesa e stacionit policor u mbyll dhe dezinfektua i gjithë rajoni policor.

I riu nuk ishte vetëm nën arrest dhe kishte kontakte me të arrestuarit e tjerë që pritet të testohen për virusin.

Ai u fut në karantinë 14-ditore, gjithashtu u futën në karantinë edhe 4 oficerë policie të departamentit Omonia dhe dy nga departamenti i Exarcheia që ishin përfshirë në transportin e tij për në spital.  

Vendi Rajoni Lajme policia Lajmi i fundit shqiptari covid rajon omonia

EMISIONET