Shqiptarët mes Lindjes e Perëndimit, punimet e Simon Rrotës ekspozohen pas 40 vitesh

Shqiptarët mes Lindjes e Perëndimit, punimet e Simon Rrotës

Punimet e Simon Rrotës, rishfaqen për artdashësin në ekspozitën e parë në Shkodër pas pandemisë së koronavirusit.  Kuratorët kanë përzgjedhur vepra të viteve të para të pas çlirimit kohë kur Shqipëria pozicionohej mes Lindjes e Perëndimit.

 “Simon Rrota me "zanat" dhe shqiptarët mes lindjes e perëndimit!"

Nën këtë titull vjen në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozita e parë pas pandemisë së koronavirusit.

Janë punime që rishfaqen pas afro 40 vitesh me karakter etnografik, të cilat autori Rrota i realizoi në vitet e para pas çlirimit, periudhë kur shoqëria jonë po pozicionohej diku mes lindjes me karakter perendimor.

Zgjedhja e bërë nga ideatorët e kësaj ekspozite ka edhe një të veçantë që përball publikun me këto imazhe, duke krijuar lidhjen por edhe diferencën mes të sotmes dhe të djesshmes.

Kjo është një ekspozitë që fare mirë mund të shërbejë edhe për fushën studimore.

Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 13.00 për publikun, duke respektuar rregullat e distancimit fizik dhe përdorimit të maskës.

Kultura Lajme shkoder Ekspozita ekspozite simon rrota

EMISIONET