“Lajm i mirë fitorja e zotit  Biden, mirë është që të festojmë sepse rikthehemi edhe ne fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.”

Me këtë koment e përmbledh rezultatin zgjedhor në SHBA, Profesori dhe analisti politik Arsim Sinani.

Sinani: Biden është një mik tradicionalisht i shqiptarëve.Me Biden ne rikthehemi në pozicionin e mëparshëm pasi admnistrata Trump filloi të bëhet frikësuese, nuk kishin qëndrime të qarta për Kosovën. Kemi të drejtën edh në Prishtinë, edhe në Tiranë, edhe në Shkup dhe Podgoricë të festojmë për shkak se kthehet miku jonë i madh. Duhet të jemi më serioz në punën tonë në politikën e jashtme. Biden rikthehet në Ballkan fuqishëm dhe ky është lajm i mirë për shqiptarët. Por kjo nuk do të thotë që politikanët duhet të flejnë gjumë, problemet tona nuk i zgjidhin të tjerët dhe duhet të jemi më të vëmendshmëm. Shpresoj që qeveria Hoti të bjerë shpejt, u fut në negociata jo shumë të hijshme dhe nuk është përfaqësues i shumicës në Kosovë, është një qeveri pandemike. Duhet ti hapë rrugë një qeverie kalimtare,pse jo edhe e unitetit kombëtar. Edhe në Shqipëri do të kemi zgjedhje dhe janë qytetarët që do të përcaktohen se çfarë qeverisje dëshirojnë. Por mos prisnin që Uashintoni të vijë dhe të zgjidhë problemet tona.

Ai shprehet kundër daljes së Serbisë në Adrtiatik.

Sinani: Duhet të jemi të vëmendshëm, pse duhet ti japim Serbisë dalje në Adriatik kur ne ende nuk kemi bashkëpunim rajonal brenda shqiptar. Synojmë BE, nga ana tjetër futemi në një minishengen që është i dëmshëm. Pse duhet ti japim Serbisë koncesione. Të futet te Ujmani, pse duhet të ketë asociacione. Ajo qeveri që ra në Amerikë donte një kryeministër anemik.

Për Ora News, ai komentoi edhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK.

Sinani: Do të jetë një proces i gjatë ku do të mbyllet njëherë e përgjithmonë pretendimi i Serbisë dhe aleatëve të saj që dëshirojnë ta prezantojnë UÇK si organizatë terroriste, si një organizatë që ka bërë veprime të këqia. Gjykata e Hagës dështoi të dënojë Sllobodan Millosheviçin, kreatorin e luftrave në Ballkan dhe kasapin që bëri krime në ish-Jugogosllavi, veçanërisht në Kosovë. Nuk mund të dënohet edhe agresori, edhe viktima. Ne jemi në rastin e  viktimës. UÇK ka mbrojtur vendin e vet, pragun e shtëpisë, dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve. Qarqe të caktuara në botë që janë të interesuara që shqiptarët ti krijminalizojnë nuk do të kenë sukses, posaçërisht pas fitores së Biden në SHBA Serbia do të duhet të sillet më me kujdes. Vendin në atë gjykatë e kanë njerëz si Vuçiç dhe të tjerë në qeverinë e Serbisë që kanë ndihmuar aparatin shtetëror të Serbisë dhe jo drejtuesit e UÇK. Kjo politikë e poshtër kundër shqiptarëve duhet të ndalet. UÇK do të dalë kryelartë dhe faqebardhë nga ky proces i rëndë dhe i vështirë. Problemi kryesor është që LDK ka hezituar ti bashkangjitet luftës dhe nuk është mirë që frustrimet e brendshme ti përdorin kundër UÇK.

Intervista në studio me gazetaren Leftion Peristeri, përgatiti për online Besjana Kuçana