Sigurisht bashkë me eventet shoqërohet edhe pjesa e kujtimeve që ngelin herë të stampuara dhe herë thjesht në telefon.

Pjesë e pandashme  e një eventi janë  fotot, e ftuar në emisionin “Ditë e Re” ka qenë fotografia Anjeza Dyrmishi e cila foli gjatë për këtë pjesë.

Gjëja e parë që ajo sugjeroi në fillim të bisedës për të gjithë njerëzit ishte stampimi i kujtimeve të tyre, bërja e albumeve ose t’i vendosin nëpër mure.

Industria e argëtimit të klubeve të natës, organizimi i dasmave dhe eventeve janë tkurrur në masën 80 deri 90 %.

Të vetmit që nuk janë prekur nga situata e pandemisë 100 % janë fotografët.

Një pjesë e çifteve të cilët anulluan dasmat e tyre për shkak  Covid-19 nuk e kanë privuar veten nga një set fotografik.

Duke qenë se biznesi i fotografisë nuk përbën rrezik dhe rruajtja e distancës ka mundësi të respektohet, puna ka vazhduar normalisht.

Nuk jam prekur 100%. Se 50 % e punës është realizuar nga një pjesë e çifteve.  Unë bëj dhe foto të tjera nuk bëj vetem foto të dasmave, kam shijuar këtë pjesën se kemi pasur shumë shtatzëna këtë vit dhe ka qenë mjaft bukur të fotografoja ato”– thotë Anjeza.

Përveç fotove të çifteve Anjeza Dyrmishi tha se ka zhvilluar dhe sete të  ndryshme fotografike të grave shtatzëna.