Pas fitores 3-1 të Kombëtares përballë Kazakistanit, nuk mund të mungonte urimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shoqëruar me disa imazhe nga ndeshja në “Air Albania Stadium”, kreu i shtetit shkruan:

Urime kuqezinjve për fitoren e merituar!“.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja mposhtën kazakët falë golave të Cikalleshi 16′, Ismajli 23′, Manaj 62′ dhe tashmë e shohin veten në vend të dytë në grup, dy më pak se kryesuesit e Bjellorusisë me të cilët do të përballemi të mërkurën po në “Air Albania Stadium”.