Zbulohet sllogani i LSI-së për zgjedhjet e ardhshme.

“Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve”. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një konferencë me gazetarët paraditen e sotme zbuloi dhe slloganin.

Kryemadhi shprehet e bindur se opozita do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit edhe sikur Taulant Balla të numërojë votat.

Monika Kryemadhi: Unë ia kam thënë edhe ambasadorëve para se të dakordësoheshin për 5 qershorin, edhe Taulant Balla vetë të numërojë votat e opozitës të jeni të bindur që e kanë të pamundur të ndryshojnë rezultatin.

E mbani mend votimet e 30 qershorit ishin vetëm votuan vetëm dhe nuk arritën të nxirrnin rezultatin pa një muaj.

Nuk mendoj se kjo është pika e fortë. Pika e fortë është objektivi që ka sot LSI për zgjidhjen e problemeve krijimin e vendeve të punës, paga të mirëpaguara për të rinjtë shqiptarë që të rikthehen në Shqipëri. Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve. Ku mund të jetojë njeriu më mirë se në shtëpinë e tij.”