Shqipëria nuk ofron kushte të përshtatshme për të zhvilluar biznes online

Shqipëria nuk ofron kushte të përshtatshme për të

Shqipëria konsiderohet si një vend që nuk ofron kushte të përshtatshme për të zhvilluar një biznes online.

Për të hetuar se cilat vende janë kushtet më të mira për fillimin e një biznesi në internet, ekipi i Programeve më të Mirë të Kontabilitetit analizoi 99 shtete.

Në këtë listë vendi jonë u rendit i 54-ti duke treguar kështu se kushdo që ka një synim të tillë do të ndeshet me vështirësi.

Sllovenia konsiderohet si një vend më i favorshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor duke u listuar në vendin e 22-të.

Ndërkohë që më keq se në Shqipëri paraqitet situata në Bosnje Hercegovinë.

Pavarësisht se të mbijetosh është e vështiri studimi ka zbuluar se duhen vetëm 5 ditë për të hapur një biznes online në Shqipëri.

Një afat pothuajse i njëjtë nevojitet edhe në Serbi me 7 ditë dhe Slloveni me 8 ditë.

Në Kroaci kjo kohë arrin në 20 ditë ndërkohë që në Bosnje Hercegovinë të hapësh një biznes në internet kërkon rreth tre muaj.

Një tjetër element favorizues për Shqipërinë është edhe shpejtësia e internetit, duke u renditur e dyta në rajon, pas Kroacisë.

Në listën e shteteve që kanë kushtet më të mira për zhvillimin e biznesit online janë  Danimarka, Zvicra, Hollanda dhe SHBA-ja.

Nga ana tjetër në listën e vendeve më të këqija futen Haiti, Venezuela, Uganda, Angola etj.

Në këtë studim nuk janë përfshirë Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Kosova.

Vendi Ekonomi Lajme kushte Aktualitet biznes online

EMISIONET