Për të treguar situatën politike në Shqipëri, Meta e ka paralelizuar me situatën kur një autobus me njerëz është marrë peng nga një pengmarrës.

“Kupa është derdhur me kohë” tha Meta dhe nënvizoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje kundër zgjedhjeve. Meta bëri disa deklarata të forta në konferencën sot me gazetarët

Qëndrimet e presidentit kanë qenë koherente se cfarë do të bëjë maxhoranca është çështje e saj. Unë nuk pengoj dot maxhorancën të bëjë veprime të marra, por që vendi të merret peng dhe e ardhmja Europiane të merret peng për fatin e pushtetit të një njeriu dhe një bande oligarkësh banditësh e diplomatësh të korruptuar nuk ka për të ndodhur kurrë.

Unë kam qenë edhe kryeministër dhe jam ndeshur me situate të vështira dhe kur një person merr peng një autobus përpiqesh të vendosësh kontakt me qëllim që të shpëtojnë të gjithë qytetarët por dhe pengu të mos jetë fatkeq, por ju e dini që kur rrezikohen qytetarët merren vendime të forta dhe askush nuk do të ketë fajin askujt nëse do të ketë zgjedhur që për fatin e tij të sakrifikojë një popull të tërë.

Nuk do të sakrifikohet Shqipëria as për kokën e Ilir Metës dhe as të Edi Ramës dhe as të Lulzim Bashës.

Të gjithë duhet të kuptojnë që kupa është derdhur me kohë. Nuk do të ketë më marrëveshje kundër zgjedhjeve. Është vetëm marrëveshja e 5 qershorit.

E vetmja gjë që i shtohet është listat e hapura.

Meta pas konferencës u nis në Dibër

Do iki në vendlindjen e Elez Isufit që luftoi gjithë jetën kundër pushtuesve. Ta dinë të gjithë që ky është një vend që pas 25 prillit do i takojë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe kurrsesi një kaste të papërgjegjshme dhe secili të përmirësojë raportin e tij me historinë e re të pas 25 prillit. “ tha Meta.