Shqipëria me sytë nga Biden, Nesho optimist: Diferenca do të jetë më e madhe

Shqipëria me sytë nga Biden,  Nesho optimist: Diferenca do të

Ardhja e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë do të thotë një rikthim të fuqishëm të aleancës dhe respekti i ndërsjelltë mes SHBA-së dhe BE-së. Do të kemi një rikthim në mbrojtjen dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

E beson diplomati, dhe ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA-së Agim Nesho i cili sot në mbrëmje ishte në një lidhje me skype me studion e RTv Ora.  

“Fitorja e Biden ishte një lloj referendum në favor të rikthimit të një normaliteti në politikën e SHBA” thotë ai.

Por çfarë fiton Europa dhe Ballkani me Biden si president?

Agim Nesho: “Do të rikthehet fuqishëm aleanca dhe respekti i ndërsjelltë mes SHBA-së dhe BE-së duke bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve madhore

Rajoni i Ballkanit do të ketë disa prioritete të cilat vetë Biden i ka shpallur qartë. Do të luftojë largimin e influencës së fuqive të jashtme Europiane, si Rusia, Turqia dhe Kina duke fuqizuar më tepër organizatën e NATO-s në Ballkan për të bërë realisht një bashkëpunim euroatlantik duke rikthyer vëmendjen në politikën e jashtme që ka qenë në SHBA disa dekadave më parë.

Presidenca Trump vërtet i dha një shkëlqim për 4 vjet politikës së brendshme të SHBA por nga ana tjetër në botë fuqizoi veprimtarinë autoritariste nga vetë sjellja që kishte presidenti Trump ndaj fuqive autoritariste duke mos i vlerësuar ata për zhvillime demokracie dhe respektimin e të drejtave të njeriut të shtetit ligjor në vendet e tyre. Ishte më tepër një bashkëpunim interesash për zgjidhjen si në nivelin makro dhe në nivelin individual mes shteteve. Me Biden kemi rikthimin në mbrojtjen dhe funksionimin e institucioneve demokratike të Europës"

Kush do të jetë përfitimi i Shqipërisë?

Agim Nesho: Për Shqipërinë diferenca do të jetë më e madhe, sepse kjo administratë jo vetëm do të kthehet në momentet e bashkëpunimit pragmatist me SHBA-në por do të vlerësojë funksionimin e demokracisë ku Shqipëria dhe shumë vende të rajonit kanë shkarë nga vende demokratike në vende hibride demokratike.

Europa do të vendosë vetë për fatin e vendeve europiane. Do të jetë BE dhe lidershipi i tij Merkel e Gjermania do të vendosë si do të jenë fatet e demokracisë në Shqipëri.

Dhe ne jemi nga ato vende që e kemi përjetuar këtë fazë. Nga ndryshimet që po pësonte strategjia e politikës së jashtme amerikane ndaj jo vetëm Europës por e gjithë botës kemi krijuar një sistem të dëmtuar demokratik, një krizë permanente institucionale që vendi ende nuk po e përballon.

Mendoni jemi akoma në një vend ku partia shtet vepron dhe ekzekutivi i ka marrë të gjitha kompetencat dhe Kushtetuta ndryshohet brenda natës pa problem në funksion të zgjedhjes dhe fitimit elektoral për të qëndruar gjithmonë e më shumë në pushtet një kastë e caktuar politike. Të gjitha këto do të marrin një rregullsi.

Nuk e shpëton dot asnjë përkrahje individuale qoftë kjo organizatë. Sot politika e SHBA-së do të rikthehet prapë në normat e respektimit të principeve dhe vlerave demokratike.

Trumpizmi

Duke analizuar politikën e brendshme në SHBA, Nesho thotë se tashmë Trumpizmi ka fituar në Partinë Republikane dhe Trump ka projektet e tij për të mbajtja ndezur Trumpizmin që sot është realitet në SHBA

Agim Nesho:  “Procesi do të vazhdojë, do të kemi kontestime nga Partia Republikane për parregullsitë e votave.

Trumpizmi ka fituar sot në Partinë Republikane si një rrugë pragmatiste jo ideologjike brenda partisë, por një rrymë e projektuar nga presidenti Trump ka arritur të marrë një elektorat aq të gjërë sa të përfaqësojë një forcë dominante

Këto kontestime bëhen nga republikanët dhe presidentit trump për arsye të zgjedhjeve të mëtejshme dhe vazhdimësinë që do të ketë projekti i tij, sepse çdo deligjitim i zgjedhjeve të tanimshme do të mbajë elektoratin të ndezur për të thënë që projekti i tyre nuk ka mbaruar dhe ka një motivim më tepër.

Vetë presidenti Trump ka projektet e tij. Ai është shoqëruar si një gjeni në marrëdhëniet menaxheriale dhe cdo moment politik e kthen në një moment pragmatist interesi dhe në këtë kuptim projektet e tij të së ardhmes janë një televizion i madh që do të bëjë por dhe mbajtja ndezur e projektit të Trumpizmit që sot është realitet në SHBA

Kontestimet nuk kanë asnjë fakt real për të kompromentuar zgjedhjet, edhe nëse ka fakte të tilla duket që elektorati ka votuar në mënyrë masive. Ka qenë një lloj referendum në favor të rikthimit të një normaliteti në politikën e SHBA

Pavarësisht sa do të zgjasë ky proces kemi një fitues dhe ky është Joe Biden”

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit zgjedhjet ne shba agim nesho

EMISIONET