Shqipëria me qeverisjen më të keqe pas Bosnjes, Malaj flet për mungesë përgjegjshmërie dhe kujton deklaratën e Donald Lu

Shqipëria me qeverisjen më të keqe pas Bosnjes, Malaj flet

Edhe pse Shqipëria prej disa vitesh po përpiqet që të kryejë reformën në drejtësi, që pritet të ulë korrupsionin dhe të përmirësojë qeverisjen, kjo nuk duket të ketë ndodhur, të paktën deri tani, përkundrazi.

Raporti i fundit i BERZH e rendit Shqipërinë vendin e dytë me qeverisjen më të keqe në Eurupën jugliondore pas Bosnje Hercegovinës.

Profesori Arben Malaj, ish-Ministër i Financave, në një intervistë për Rtv Ora thotë se një vlerësim i tillë nga BERZH tregon se Shqipëria pas 30 viteve ka probleme të mprehta në kolonën kryesore të qeverisjes së një vendi, institucionet.

Malaj: Krahasimi me të tjerë ka vlerë por më shqetësues është krahasimi me vetëveten. Vlerësime të tilla të BERZH tregojnë se pas 30 viteve kemi probleme të mprehta në kolonën kryesore të qeverisjes së një vendi që është ajo që ka të bëjë me institucionet.Ky tregues nuk është thjesht numër që duhet krahasuar  por  indetifikon pengesat e mëdha që ka ekonomia shqiptare aq më tepër që jeni goditur nga dy kriza të rënda, ajo e tërmetit dhe pandemisë. Sfidat janë shumë më të mëdha nga ato që prezantohen në mënyrë sipërfaqësore.

Në tetë vite të qeverisjes së të majtës, indeksi i korrupsionit ka shënuar rritje. Malaj thotë se nga ana e qeverisë shqiptare ka një mungesë përgjegjshmërie të plotë.

Malaj: Të qeverisë Rilindase. Këto institucione kanë kohë që na paralajmërojnë por reagimet e qeverisë dhe parlamentit kanë qenë dimetralisht të kundërta.Ka një disproporcion mes përgjegjësisë për të përmirësuar realitetin dhe një keqpërdorimi të fondeve publike, të vëmendjes publike, të kohës publike në media për të prezantuar gjithçka rilindase. Kemi mesazhe të drejtëpëdrejta dhe nga partnerët tanë strategjikë. Para pak vitesh por i njëjti shqetësim është edhe tani, ambasadori amerikan Donald Lu theksonte që nuk i ftoj dot kompanitë amerikane në Shqipëri sepse shkalla e korrupsionit është e tillë që nuk i lë ato të konkurrojnë në mënyrë të lehtë si në çdo ekonomi tjetër. Edhe pse ndodhi një fatkeqësi si tërmeti, SHBA-të në kohezionin  e tyre identifikuan si prioritet jo ndihma të karakterit social të mirëfilltë por ngritjen e një Akademie Kundër Korrupsionit duke vënë gishtin te plaga e rëndë që ka keqqeverisja e vendit që megjithë oponencën që i është bërë nga organizmat ndërkombëtarë dhe të kesh përkeqësim në këta tregues do të thotë që kemi mungesë të plotë të përgjegjhhmërisë dhe rezultate të dobëta që do të na mbajnë larg.

Por raporti i BERZH është shqetësues për Malaj edhe për një fakt tjetër.

Malaj: Situata është më shqetësuese për këto indekse edhe për një fakt që ne duhet ta shikojmë me shumë përgjegjësi. Pas pandemisë dhe rënies së mitit të globalizimit, SHBA dhe shumë vende europiane në kushtet kur Kina, Rusia dhe Turqia aplikuan dhe embargo të pajisjesve apo të disa mallrave të rëndësishme jetike kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar rialokimin e disa bizneseve nga Azia drejt Afrikës së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Por nëse kjo është kjo mundësi, me këta tregues ajo nuk mund të vijë apriori, vende të tjera mund të përfitojnë më shumë se ne sepse në indekset e  BERZH, në indekset e transparencës, lirisë ekonomike, apo konkurrencës globale, ata kanë bërë përmirësime më të mëdha se ne ose kanë rezultate më të qëndrueshme se ne.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Ekonomi Lajme Financa arben malaj raporti i BERZH

EMISIONET