Shqipëria kërkon fitoren ndaj Lituanisë, publikohet formacioni zyrtar, tre lëvizjet surprizë të Rejas

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja, do të zbresin në fushën e “LFF Stadium” në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme për të kërkuar fitoren  ndaj Lituanisë.

Pak orë para ndeshjes, UEFA ka publikuar formacionin zyrtar të Shqipërisë ku vihen re tre lëvizje të Rejas krahasuar me ndeshjen ndaj Kazakistanit.

Bëhet fjalë për Lenjanin, Laçin dhe Seferin, që startojnë si titullarë ndryshe nga ndeshja e parë, duke zënë vendin e Trashit, Kallakut dhe Manajt.

Kombëtarja do të rreshtohet me skemën 3-5-2, por duke i dhënë besim sërish treshes Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla në mbrojtje, e gjithashtu kapitenit Berisha në portë.

FORMACIONET ZYRTARE:

LITUANIA: Svedkauskas, Mikoliunas, Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golukiçkas, Kasiçkas, Kaukzemis.

SHQIPËRIA: Berisha, Kumbulla, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Lenjani, Laçi, Bare, Abrashi, Seferi, Broja.

Sport Lajme Futboll shqiperi-lituani

EMISIONET