"Shqipëria e Madhe", reagon Vuçiç: Le të thonë ç'të duan, Serbia shumë më e fortë se dikur

"Shqipëria e Madhe", reagon Vuçiç: Le të

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se ishte i bindur që vazhdimi i dialogut Serbi-Kosovë do të ndodhë një ditë.

Vuçiç ka qenë i ftuar në studion e televizionit RTS, nga ku reagoi edhe për deklaratat për një Shqipëri të bashkuar në të ardhmen.  Ai i cilësoi këto deklarata si të papërgjegjshme që vijnë nga politikanët shqiptarë.

Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më së shumti. Ata të gjithë kanë të drejtë në deklarata të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtë në sjellje të papërgjegjshme dhe le ta bëjnë atë në Sarajevë, Prishtinë dhe diku tjetër, ne nuk kemi të drejtë”, tha ai për RTS.

Vuçiç  theksoi se Serbia duhet të ruajë paqen dhe se ajo do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar me përparimin e mëtejshëm të ekonomisë, mbrojtjen e popullit tonë dhe mbështetjen për popullin serb në Kosovë dhe Serbi, por gjithashtu bashkëpunim me shqiptarët dhe boshnjakët.

Le të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur, në mënyrë që të mund të ulim tensionet dhe të shohim se vendi ynë po përparon”, shtoi ai, teksa vijoi më tej duke thënë “dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të bëhet një ditë.”

Deklaratat për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një të ardhme të afërt janë bërë shpesh nga partitë politike kosovare dhe jo vetëm.

Rajoni Lajme Serbi Kosovë Serbi aleksander vucic shqiperia e madhe

EMISIONET