Shqipëria do të zbardhë emrat e pronarëve në parajsa fiskale

Shqipëria do të zbardhë emrat e pronarëve në parajsa

Shqipëria do të zbardhë emra e pronarëve të kompanive offshore të regjistruara në parajsat fiskale. Pr/ligji i miratuar nga qeveria ka kaluar në parlament dhe parashikon krijimin e regjistrimit të pronarëve përfitues.

Nga këto kompani do kërkohet publikimi i emrave vetëm për ata persona që zotërojnë të paktën 25% të aksioneve.

Vendimi i ministrisë së Financave për regjistrimin e pronarëve të këtyre kompanive vjen pas rekomandimit të komitetit të ekspertëve për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit pasi Shqipërisë i mungonte një mekanizëm identifikimi.

Drafti parashikon që jo vetëm kompanitë offshore por të gjitha subjektet ekzistuese duhet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit të identifikojnë pronarët përfitues si dhe të krijojnë dhe mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues.

Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të krijojnë regjistrin e pronarëve përfitues jo më vonë se data 3 janar 2021. Regjistri do të administrohet nga qendra kombëtare e biznesit dhe do të shërbejë si arkivë elektronike zyrtare. Të gjithë pronarët e subjekteve që nuk regjistrojnë të dhënat në regjistër duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm do të gjobiten nga 150  - 500 mijë lekë.

Ekonomi Lajme Financa parajsa fiskale

EMISIONET