Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka qenë ditën e sotme në Pustec, ku ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Zaev ka thënë se rrugëtimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE është i përbashkët dhe se të dyja vendet meritojnë që të vazhdojnë rrugëtimin drejt Europës.

“Shumë rrugë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë të përbashkëta si kjo këtu, por edhe rrugëtimin për në BE e kemi të përbashkët, edhe pse morëm një zhgënjim nga BE. Të dy shtetet e meritojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në BE dhe të mbajnë qeverisjen e parë ndërqeveritare me ta sipas vendimit që u soll vitin e kaluar.

Problemi kyç ishte emri i Maqedonisë së Veriut, pastaj kanë qartësuar me Bullgarinë që nuk kanë problematika për shkëmbime apo ndërhyrje në territor. Tani po punojmë me problematika që janë më të vogla si historia, si shtete po bashkëpunojmë dhe po implementojmë marrëveshje për miqësi, si ndërtimin e infrastrukturës dhe ndërtime të ndryshme”, ka thënë Zaev.

I pyetur për marrëveshjen e mini-shengenit ballkanik, Zaev ka thënë që është në të mirë të të gjithë rajonit, ndërkohë që ka shtuar se po pritet vendimi i Kosovës.

“Kjo është një iniciativë që është për të mirën e gjithë rajonit dhe duhet të vazhdojë se të mirat  janë  të dukshme dhe po punohet për lëvizjen e lirë të shtetasve të rajonit. Po presim edhe Kosova të kyçet sepse këtu ka projekte infrastruture që janë në benefit për të gjithë rajonin.”