Në një lidhje në”Skype” për Ora News mjeku shqiptar  në Spanjë, Kita Sallabanda  u shpreh se personat që kanë kaluar Covid-19 nuk janë në gjendje të kryejnë aktivitete fizike.

Ai gjithashtu bëri të ditur se sipas disa studimeve të bëra nga shkencëtarët deri më tani rezulton se personat të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus kanë humbur disa vite nga jeta e tyre. Sipas Z.Kita  shpresa e jetës të atyre njerëzve është zvogëluar.

“Personat që kanë kaluar Covid-19 kanë probleme respiratore që mund të vazhdojnë me vite.  Kemi të sëmurë që kanë humbur nuhatjen dhe po kalojnë muaj dhe nuk po e rikuperojnë, kemi të sëmurë që kanë shfaqur shenjat e asaj që quhet guillain barre dhe një ineropatie periferike  që përsëri me shumë vështirësi po e kurojmë.  Kemi tre grupe të mëdha të sëmurësh  post Covid-19, respiratore, të sistemit nervor periferik dhe të problemeve kardiake”

“Kolegët e mi që kanë kaluar koronavirusin  nuk janë në gjendje të ngjitin tre shkallë.  Edhe pse janë të kuruar ata nuk janë në gjendje të bëjnë një aktivitet fizik normal  dhe mbas të gjitha të dhënave ata që kalojnë Covid-19  është se shpresa e jetës  të atyre njerëzve  është zvogëluar. Nëse e mesmja e mbijetesës në një vend është 75 vjeç ata perona që kanë kaluar Covid-19   e kanë humbur këtë dhe kanë shkuar te 70 ose 71 vjeç”

Mjeku tha se personat të cilët janë infektuar nga Covid-19 mbas tre ose katër muajsh mund të infektohen përsëri. 

” Kemi vënë re raste që të sëmurët  që kanë kaluar Covid-19 janë infektuar përsëri.  Ka raste jo, ka raste po. Ka propabilitete të vogla që edhe pse e kanë kaluar koronaviruisn mund të infektohen përsëri. Sipas disa studimeve që janë bërë  është se imuniteti mbas Covid-19 kalon mbas tre katër muajsh. Pra , mbas tre ose katër muajsh mund të kesh përsëri kapacitet për tu infektuar përsëri. Në çfarë gjendje infektohesh pastaj është një çështje tjetër , ndoshta në një gjendje më të lehtë .  Ata njerëz që kanë kaluar Covid-19 janë të mbrojtur përafërsisht katër muaj”