Qeveria britanike ka shpikur dy teste të veçantë që mund të zbulojnë jo vetëm koronavirusin, por edhe viruse të tjera të zakonshme në vjeshtë, dimër dhe pranverë, ka deklaruar Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar.

Testet do të shpërndahen në spitale, shtëpi kujdesi dhe laboratorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme.

“Ne jemi duke përdorur teknologjitë më inovative të disponueshme për të trajtuar koronavirusin. Miliona teste që do shpërndahen në vend dhe do të japin përgjigjen brenda 90 minutave, duke shmangur transmetimin e shpejtë të virusit”, është shprehur Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock në një deklaratë.

Ekspertët e pandemisë kanë thënë se këto teste janë të dobishme sepse njerëzit do jenë të aftë të dallojnë nëse janë të sëmurë nga një ftohje e thjeshtë, apo nga koronavirusi.

Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se përpara dimrit, vendi do ketë kapacitet të madh të testimeve, duke dhënë rezultate të shpejta dhe duke i ndihmuar njerëzit që të mos infektojnë të afërmit.

“Testi i kryer nga makinat “Nudgebox”, do të analizojë ADN-në që është marrë me shtupën në hundë dhe do të sigurojë një rezultat për Covid-19 në 90 minuta”, tha departamenti i shëndetësisë.

Tjetri i quajtur testi LamPORE – do të përpunojë mostra e marra nga pështyma për të zbuluar praninë e Covid-19 në 60 deri 90 minuta. Qeveria nuk ka publikuar detaje të plota mbi saktësinë e testeve, por ka thënë se testi LamPORE ka “të njëjtën ndjeshmëri si testi tjetër.”.