Për herë të dytë brenda javës Partia Demokratike padit për shpifje kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në cilësinë e drejtuesit të fushatës elektorale të PS, është kallëzuar sërish në Gjykatën e Tiranës për shpifje të përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme
Veliaj është paditur për deklaratat se:
– “Disponoj prova që Lulzim Basha mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri”.
“PD është një çetë që vë gjoba dhe që u bie biznesmenëve për të marrë një vilë apo një makinë.

Këto janë pjesë e fushatës denigruese për të dëmtuar imazhin e kreut të opozitës, cilësohet në padi.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në kallëzimin e ri penal, të ngritur për shpifje nga opozita kundër Kryetarit të Bashkisë s Tiranës, Erion Veliaj.