Shpërthimi në Shkodër ende pa autor, 10 të shoqëruar, djali i pronares kishte plagosur dy persona

Shpërthimi në Shkodër ende pa autor, 10 të shoqëruar,

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 10 persona lidhur me shpërthimin e mbrëmjes së djeshme me lëndë eksplozive në një lokal në lagjen “Tom Kola”.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi sipas hetimeve paraprake rezulton se djali i 46 vjeçares të cilës ju vendos lëndë plasëse në lokal kishte plagosur më herët dy persona.

Megjithatë nga grupi hetimor nuk përjashtohen edhe pista të tjera për zbardhjen e ngjarjes.

Sbhpërthimi i regjistrua rreth orës 20:50 të mbrëmjes së të mërkurës, 18 nëntor.

"Në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale” njoftoi policia.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike lokal shperthimi ne shkoder

EMISIONET