Shpërthimi në minierën e arit në Kinë, minatorët të bllokuar edhe për 2 javë të tjera

Shpërthimi në minierën e arit në Kinë, minatorët

Ekipet e shpëtimit kineze kanë thënë se mund të duhen edhe më shumë se dy javë derisa ata të mund të shpëtojnë një grup minatorësh të bllokuar qindra metra nëntokë.

Ata kanë mbetur të bllokuar që kur një shpërthim me minë mbylli tunelin e daljes në një minierë ari në Hushan të Kinës, më 10 janar.

Autoritetet kanë kontaktuar me 11 minatorë një javë pas shpërthimit, por njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Ekipet e shpëtimit kanë hapur vrima të vogla për t’u dërguar ushqime dhe ilaçe minatorëve, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i shpërthimit që bllokoi daljen.

Ata kanë arritur të gjejnë 100 metra nën këtë grup minatorësh, edhe një minator tjetër, por fatkeqësisht për momentin nuk kanë pasur më komunikim.

Bota Lajme Kine shperthim miniere ari

EMISIONET